Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Faik Dodaj

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesor Faik Dodaj, një personalitet i njohur i arsimit, luftës çlirimtare dhe angazhimit kombëtar. Faik Dodaj ishte një nga figurat e respektuara të luftës së UÇK-së. Ai do të kujtohet si komandant në zonën e Baballoqit, si pjesëtar i Shtabit të Gllogjanit dhe si një nga veprimtarët që ia kushtoi jetën lirisë dhe çështjes kombëtare. Përveç rolit të tij në luftë, Dodaj la gjurmë të thella edhe në arsim dhe në jetën shoqërore, duke edukuar breza të tërë nxënësish dhe duke fituar respektin e kolegëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin nga afër.

Komuna e Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Doda, kolegëve, bashkëpunëtorëve, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Ndarja nga jeta e profesor Faik Dodajt lë një boshllëk të madh në familje, te miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij, por emri dhe vepra e tij do të mbeten pjesë e kujtesës historike dhe e rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe shtetndërtimit.  Qoftë i përjetshëm kujtimi për Faik Dodën!

Kontrolloni gjithashtu

Thirret mbledhja e Pestë për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa

Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të KK Rahovec, që të marrin …