Njoftim për Fazën e Parë të Dezinsektimit Hapësinor

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se më datë 12.06.2026, duke filluar nga ora 20:00, fillon faza e katërt e projektit “Dezinsektimi hapësinor (eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Komunës së Ferizajt”.

Më 12.06.2026, nga ora 20:00

Dezinsektimi hapësinor do të realizohet në të gjithë qytetin, duke filluar nga Parku i Lirisë dhe duke vazhduar në rrugën “Brahim Ademi”, përfshirë rrugët përreth Zonës së FSK-së, Palestrën e Sporteve, rrugët “Sali Çeku”, “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli”, si dhe Tregun e Gjelbër, deri në fshatin Nikadin.

Më pas, aktiviteti do të vazhdojë në pjesën lindore të qytetit, duke përfshirë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, “Driton Islami”, “Reçaku”, deri te magjistralja.

Më 13.06.2026, nga ora 20:00

Dezinsektimi hapësinor do të realizohet në fshatrat:

Nikadin, Varosh, Rakaj, Gaçkë, Greme, Doganaj, Jezerc, Neredime, Manastirc, Balaj, Zaskok, Pleshinë, Gurëz, Komogllavë, Fshati i Vjetër, Bibaj, Sojevë, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli, Softaj, Pojatë dhe Papaz.

Po ashtu, dezinsektimi do të kryhet edhe në fshatrat:

Talinoc i Jerlive, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Surqinë, Cërnillë, Mirash, Rahovicë, Mirosalë, Tërrn, Bablak, Zllatar, Dardani, Slivovë, Koshare, Lloshkobare, Dremjak dhe Kosinë.

Vërejtje

Në rast të motit me shi ose erërave të forta, realizimi i dezinsektimit do të shtyhet për ditën e parë me kushte të favorshme atmosferike dhe do të vazhdojë sipas planit të paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Asociacioni i Komunave të Kosovës kontribuon në programin kombëtar për parandalimin e mbeturinave

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka marrë pjesë aktive në punëtorinë dyditore, organizuar nga Ministria …