Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Endrit Thaçi, përmes një postimi në “Instastory”, ku ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të atin, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

“Sapo përfundova një bisedë telefonike me babin. Ishte thellësisht i pikëlluar me ndarjen nga jeta të luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Sahit Jasharit. Nga Haga, ai më kërkoi t’ia përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, bashkëluftëtarëve dhe miqve. Ata që iu përgjigjën të parët kushtrimit të lirisë nuk do të harrohen kurrë!”, ka shkruar Endrit Thaqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zijadin Hoxha - TV Dielli

Zijadin Hoxha mohon akuzat e Esat Shalës: Kam dëshmuar për mbrojtjen e Pjetër Shalës, jo për Prokurorinë

Veterani i UÇK-së, Zijadin Hoxha, ka hedhur poshtë pretendimet e arkivistit të luftës, Esat Shala, …