Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit dhe pjesëmarrja më e ulët e qytetarëve në votime kanë rikthyer diskutimet për mundësinë e një ngërçi të ri politik në Kosovë, veçanërisht rreth formimit të institucioneve dhe zgjedhjes së presidentit të vendit. Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë thirrje që partitë politike të respektojnë verdiktin e qytetarëve dhe të kontribuojnë në krijimin e institucioneve të reja. Ai theksoi se Vetëvendosje është rikonfirmuar si forca e parë politike në vend me 53 deputetë në Kuvend, ndërsa uroi edhe partitë e tjera për rezultatet e arritura.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
