Dejona Mihali sulmon LDK-në me gjuhë përçarëse, përfshin PDK-në dhe Lushtakun në akuzat e saj

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe etiketime ndaj kundërshtarëve politikë, teksa ka komentuar debatet e brendshme që janë shfaqur në këtë parti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mihali ka pretenduar se pas tensioneve në LDK qëndrojnë figura të caktuara politike, duke përmendur kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, nënkryetarin e PDK-së Sami Lushtaku dhe Uran Ismailin. Ajo ka shkruar se, sipas saj, ekziston një plan për ta dëmtuar LDK-në nga brenda, duke e lidhur këtë proces me atë që e cilëson si “avaz i vjetër” dhe me ndikimin e “krimit të organizuar” në politikë. “E paskan nis planin e PërpaSaMive me QUranin në qosh, me e prish nga brenda LDK. Kaq iu desh, zgjedhjet lokale, dy bllokada shtetit tash gati me ia vënë dërrmën. Avazi i vjetër. Kur LDK për të njëqindën herë bie në kurthin e njëjtë të krimit të organizuar. Futjani dhe një rend për gazin tash. Se e keni kënaq strategjinë në të gjitha anët”, ka shkruar Mihali. Reagimi i saj vjen pasi në opinion janë raportuar pakënaqësi dhe qëndrime kritike brenda LDK-së, përfshirë kërkesat për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Deklaratat e Mihalit kanë nxitur reagime në rrjetet sociale, ku janë cilësuar nga kritikët si ndërhyrje në çështjet e brendshme të një subjekti tjetër politik dhe si përpjekje për të thelluar përçarjet në skenën politike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …