Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësit e pensionuar, Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu, me rastin e përfundimit të karrierës së tyre profesionale në arsim.

Me këtë rast, kryetari Haliti u ndau atyre mirënjohje në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e çmuar që kanë dhënë ndër vite në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të nxënësve, si dhe për përkushtimin e tyre në misionin fisnik të mësuesit.

Duke i uruar për pensionimin, kryetari Haliti vlerësoi lart punën, profesionalizmin dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar në shërbim të arsimit, duke theksuar se mësimdhënësit mbeten shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të shoqërisë dhe formimit të gjeneratave të reja.

Nga ana e tyre, Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu falënderuan kryetarin Haliti dhe institucionet komunale për vlerësimin e treguar, duke shprehur kënaqësinë që për vite me radhë kanë kontribuar në arsimimin dhe edukimin e të rinjve të komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti po zhvillohet aksioni për dhurimin e gjakut!

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, së bashku me stafin komunal, iu bashkuan …