Inspektorati Komunal ka shqiptuar edhe dy gjoba të tjera për ndotjen e ambientit

Njëra nga gjobat është shqiptuar në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, ku persona të papërgjegjshëm kishin hedhur sasi të mëdha mbeturinash, duke krijuar një deponi ilegale. Falë bashkëpunimit me qytetarët, është arritur të identifikohet personi përgjegjës për këtë veprim, ndaj të cilit janë ndërmarrë masat përkatëse.

Ndërkaq, gjoba e dytë është shqiptuar në rrugën “Jamia Shea”, ku janë hedhur mbeturina dhe materiale të ngurta, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar pengesa për qytetarët.

Inspektorati Komunal falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të raportojnë rastet e ndotjes, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e pastërtisë në komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt do të mbajë prezantim publik,për prezantimin e Skenarëve Zhvillimorë të Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Ferizajt, në zbatim të Ligjit për Planifikimin Hapësinor nr. 04/L-174, dhe udhëzimit administrative …