Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh. “Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026. Pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora 12:00 sot, e që përfundon deri në orën 12:00 të hënën. Lëvizja Vetëvendosje, më 47.13%, ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës më 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës më 16.69% ka fituar 18 ulëse, dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse, deklaroi mes tjerash kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
