Komuna e Vitisë vazhdon punimet në Kabash për përmirësimin e infrastrukturës lokale

Me angazhimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po vazhdojnë punimet infrastrukturore në fshatin Kabash. Aktualisht po realizohet pastrimi dhe rivitalizimi i kanaleve kulluese dhe përroskave, si dhe rregullimi i rrugëve në lagje.

Këto ndërhyrje kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës lokale, funksionalizimin e rrjetit të kullimit të ujërave sipërfaqësore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullim e jetesë të banorëve.

Punimet po realizohen në kuadër të planit të rregullt të Komunës së Vitisë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet, duke iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

U rrah nga policët në protestë, ish-deputeti Bytyqi hap rast në IPK

Veterani dhe invalidi i luftës, Gazmend Bytyqi është rrahur mbrëmjen e së hënës nga Policia …