Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti i parë i ndryshimeve ligjore që lidhen me Gjykatën Speciale tashmë është përgatitur, ndërsa finalizimi i nismës pritet të bëhet gjatë muajit dhjetor. Tahiri ka thënë se hartimi i nismës po bëhet në përputhje me rekomandimet e ekspertëve që po përcjellin nga afër procesin gjyqësor në Hagë. Ai ka pranuar se rikthimi i çështjes së ndryshimeve ligjore i ka kushtuar politikisht Partisë Demokratike të Kosovës, por ka theksuar se ky vendim është marrë me vetëdije, pasi, sipas tij, çështja nuk është trajtuar si agjendë partiake, por si përgjegjësi kombëtare. “Kjo nuk ka qenë agjendë politike as kauzë politike, por kauzë kombëtare”, është shprehur Tahiri. Deklarata e tij vjen në një kohë kur çështja e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zhvillimet në Gjykatën Speciale mbeten ndër temat kryesore të debatit publik dhe politik në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
