Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me deputeten e Parlamentit britanik, Alicia Kearns, në kuadër të Forumit të Politikës së Jashtme, që po mbahet në Berlin.
Pas takimit, Hoxhaj ka ndarë një fotografi dhe një mesazh në Facebook, ku e ka cilësuar Kearnsin si një mike të veçantë të Kosovës dhe një zë të fuqishëm në mbështetje të vendit në arenën ndërkombëtare.
Ai ka vlerësuar angazhimin dhe kontributin e deputetes britanike për Kosovën, si në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ashtu edhe në forumet dhe institucionet ndërkombëtare.
“Kosova është me fat që ka miq të tillë!”, ka shkruar Hoxhaj, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes së miqve ndërkombëtarë për vendin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
