Bleron Baraliu: Specialja po cenon parimet e drejtësisë

Profesori universitar Bleron Baraliu ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një nga padrejtësitë më të mëdha që, sipas tij, i janë bërë popullit shqiptar pas periudhës së ish-Jugosllavisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Baraliu akuzoi gjykatën speciale në Hagë për shkelje të parimeve të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, duke kërkuar lirimin e ish-përfaqësuesve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Ai tha se vazhdimi i procesit dhe mbajtja e të akuzuarve në paraburgim ka rritur pakënaqësinë te shqiptarët, duke paralajmëruar se reagimet publike mund të intensifikohen nëse, sipas tij, padrejtësitë vazhdojnë. Baraliu e përfundoi reagimin e tij me kritika të forta ndaj atyre që i konsideron përgjegjës për funksionimin e kësaj gjykate, duke e cilësuar procesin si të motivuar politikisht dhe të dëmshëm për perceptimin e drejtësisë ndaj shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se dorëheqja e kryetarëve në veri është mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve

Valdete Daka: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të qeverisë së re

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, ka vlerësuar se Kosova duhet të fokusohet fillimisht në …