Përparim Gruda kërkon vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas caktimit të 16 shtatorit si datë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar zvarritjen e procesit si një padrejtësi të rëndë. Sipas Grudës, pas më shumë se pesë vitesh procedura gjyqësore, nuk ka më asnjë arsye për shtyrje të mëtejshme. Ai tha se trupi gjykues ka një përgjegjësi historike për të marrë një vendim që, sipas tij, do të dëshmonte respektimin e parimeve të drejtësisë dhe shtetit ligjor. Gruda theksoi se drejtësia humb kuptimin e saj kur vonohet pafundësisht, ndërsa shtoi se një vendim lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të ishte rikthim i besimit në drejtësi. Sipas tij, një epilog i tillë do të përfaqësonte triumfin e së drejtës mbi vonesat dhe padrejtësitë, si dhe do të konfirmonte vlerat mbi të cilat janë ndërtuar demokracitë perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se dorëheqja e kryetarëve në veri është mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve

Valdete Daka: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të qeverisë së re

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, ka vlerësuar se Kosova duhet të fokusohet fillimisht në …