Edita Tahiri: Paqja e qëndrueshme ndërtohet me lidershipin e grave

Prishtina ishte mikpritëse e Konferencës Rajonale të Dialogut për Paqen “Ndërtimi i Paqes: Gratë Udhëheqin Pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, e cila mblodhi gra lidere, parlamentare dhe aktiviste nga vendet e rajonit për të diskutuar mbi paqen, pajtimin dhe integrimin evropian. Konferenca, e organizuar nga Lobi Rajonal i Grave në Evropën Juglindore (RWLSEE) nën udhëheqjen e Edita Tahirit dhe me mbështetjen e UNMIK-ut, u përqendrua në forcimin e dialogut ndërkufitar, ndëretnik dhe ndërgjeneracional, si dhe në rolin e grave në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme. Edita Tahiri theksoi se fuqizimi i grave dhe vajzave të reja mbetet një faktor vendimtar për pajtimin, drejtësinë tranzicionale dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Sipas saj, përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse është thelbësore për avancimin e paqes dhe integrimin evropian e euroatlantik të vendeve të rajonit. Në konferencë morën pjesë përfaqësuese nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat diskutuan për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e besimit mes komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Shtyrja e aktgjykimit është e papranueshme, nuk përjashtojmë protesta

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar të …