Për herë të parë në Deçan organizohet “MjaltFest 2026”!

Komuna e Deçanit ka kënaqësinë t’ju ftojë në Festivalin e Mjaltit dhe Trashëgimisë Kulturore – MjaltFest 2026, një ngjarje e veçantë kushtuar promovimit të bletarisë, produkteve vendore, traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Festivali organizohet nga Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me OJQ “Bjordi” dhe shoqatat e bletarëve, me synimin për të mbështetur prodhuesit vendorë dhe për të promovuar vlerat që e bëjnë Deçanin unik.

9 Korrik 2026 (e enjte)

Ora 12:00

Qendra e qytetit të Deçanit

Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj feste, të shijoni mjaltin cilësor, produktet vendore dhe atmosferën e ngrohtë që do ta sjellë MjaltFest 2026.

Mirë se vini!

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoresha e Arsimit Arbëreshë Krasniqi mbajti takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, zhvilloi një …