Presidenti i Shtëpisë Botuese “Toena”, një prej shtëpive më të rëndësishme botuese shqiptare njëherit kryetari i “Shoqatës së Botuesve Shqiptarë”, Fatmir Toçi gjat♪7 një vizite të tij në Rahovec, është pritur në takim nga kryetari i komunës, z. Smajl Latifi.
Në postimin e tij në Facebook, toçi ka shkruar:
“Një vizitë miqësore në Rahovec të Kosovës dhe takimi me kryetarin e komunës Smajl Latifi ishte një kënaqësi e veçantë.
Rahoveci ndodhet në zemër të Kosovës dhe eshtë e mirënjohur në botën shqiptare për zhvillimin e bujqësisë, vreshtarisë, prodhimin e verërave cilësore dhe rakisë së rrushit, të njohura brenda dhe jashtë Kosovës me mbi 70 kantina vere nga rreth 100 të tilla që ka e gjithë Kosova. Ndaj Rahoveci quhet me të drejtë si Toskana e Kosovës, madje edhe nga shfaqja panoramike kodrinore e terrenit ku kultivohen me mijëra hektarë me vreshta…
Por, mbi të gjitha Rahoveci njihet për mikpritjen tradicionale, patriotizmin, jetën e gjallë kulturore e artistike, folklorin e gjallë, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe transmetimin e saj në brezat e sotëm.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
