Enver Hoxhaj: Presim që partia fituese të tregojë drejtimin për formimin e institucioneve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e tij në një simpozium në Greqi, duke vlerësuar se gjatë asaj kohe Kosova humbi mundësinë për të qenë e pranishme në Samitin e NATO-s në Ankara. Hoxhaj tha se, ndërsa në Ankara zhvillohej një nga samitet më të rëndësishme të Aleancës, Kurti po merrte pjesë në një simpozium me tema filozofike, gjë që, sipas tij, pasqyron mënyrën se si po menaxhohen prioritetet shtetërore. Sipas Hoxhajt, Kosova mund të kishte siguruar pjesëmarrjen në samitin e NATO-s të paktën në cilësinë e vëzhguesit, ndërsa theksoi se mungesa e saj në këtë ngjarje është shqetësuese në një periudhë të sfidave të mëdha të sigurisë ndërkombëtare. Ai u ndal edhe te zhvillimet e brendshme politike, duke thënë se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore pritet që subjekti fitues të bëjë të ditur qasjen e tij për krijimin e institucioneve të reja. Hoxhaj shtoi se PDK-ja pret fillimisht qëndrimin e partisë së parë, duke vlerësuar se ekziston mundësia që procesi i formimit të institucioneve të ndjekë të njëjtin skenar të bllokadës politike të muajve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Diversifikimi energjetik është në interesin strategjik të Kosovës

Deputeti i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësueses …