Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit sot në Pallatin Presidencial, në Ankara nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Kryeministri, ndodhet në Ankara ndërsa dje mori pjesë në punimet e samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve aleate diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe drejtimet strategjike të Aleancës.
Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Gjithashtu Rama zhvilloi një takime liderët e vendeve të NATO-s dhe me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte.
Në përfundim të samitit të NATO-s u vendos që samiti i ardhshëm të mbahet në Shqipëri.
Samiti në Ankara mblodhi udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
