Rrezarta Krasniqi: Kam nënshkruar kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut

Ish-deputetja dhe nënkryetarja e Degës së  LDK-së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka bërë me dije se ka nënshkruar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Këtë ajo e ka konfirmuar për gazetën Online “Blic”, derisa është në mesin 150 e më shumë delegatëve që kanë nënshkruar për shkarkimin e tij.

Nga kjo degë nga 16 anëtarë kanë nënshkruar më shumë se 5 të tillë, për shkarkimin e Abdixhikut.

Nënshkrimet janë duke u mbledhur në çdo degë të partisë, teksa delegatët kanë kërkuar mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm.

Kërkesa për shkarkimin e e Abdixhikut vjen pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit, teksa tri degë kanë dalë publikisht me kërkesa për dorëheqjen e tij.

Kujtojmë që LDK sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë nga ora 15:00.

Kontrolloni gjithashtu

Murati

Valon Murati: PDK-ja ka nevojë për konsolidim, pavarësisht vendimit të Speciales

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, ka vlerësuar se aktgjykimi i ardhshëm i gjykates speciale …