Kurti fton në takim krerët e partive PDK, LDK dhe AAK

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takim krerët e partive opozitare, për të diskutuar çështjen e presidentit.

Lajmi u konfirmua nga kabineti i kryeministrit në detyrë.

“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së” tha zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

Ftesën për opozitarët Kurti e kishte paralajmëruar, duke thënë se do ta bëjë porsa KQZ-ja të përmbyllë procesin e numërimit me certifikim të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Nga ana tjetër, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri me dije se seanca për konstituimin e Kuvendit do të thirret brenda afatit që përcakton Kushtetuta.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Murati

Valon Murati: PDK-ja ka nevojë për konsolidim, pavarësisht vendimit të Speciales

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, ka vlerësuar se aktgjykimi i ardhshëm i gjykates speciale …