Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkon rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpiak

Partia e Sali Berishës voton kundër rezolutës së përbashkët për integrimin në BE, dështon miratimi në Strasburg

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pas votës kundër të deputetëve të Partisë Demokratike.

Draft-rezoluta u mbështet nga deputetët e Partisë Socialiste dhe eurodeputetët, por nuk mori konsensusin e opozitës, duke bërë që dokumenti të mos miratohej si rezolutë e përbashkët.

Sipas socialistëve, teksti i propozuar përfshinte tashmë rezolutën e Parlamentit Evropian dhe atë të Kuvendit të Shqipërisë mbi procesin e integrimit, ndaj nuk ishte e nevojshme të shtoheshin amendamente të reja. Ata theksuan se një pjesë e amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike u mbështetën dhe u votuan, ndërsa u refuzuan vetëm ato që, sipas tyre, cenonin balancën e dokumentit dhe hiqnin referencat për progresin e Shqipërisë të vlerësuar nga Komisioni Evropian.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike argumentoi se votoi kundër pasi shumica socialiste refuzoi 30 amendamente të paraqitura prej saj. Sipas demokratëve, këto amendamente përmbanin kritere dhe kërkesa thelbësore për avancimin e procesit të integrimit evropian dhe garantimin e standardeve demokratike.

Mospajtimet mes palëve bënë që Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–BE të mos arrinte një qëndrim të përbashkët për procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Ish-kryetari i AAK-së,Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të veprojnë “menjëherë” që në …