Fushata e korrje-shirjeve po vazhdon me sukses në Komunën e Skenderajt, ku rendimentet e larta të grurit dhe bereqeti i arave po dëshmojnë një sezon të mbarë në bujqësi.
Kryetari i Komunës z. Sami Lushtaku mori pjesë nga afër në përcjelljen e punimeve të korrje-shirjeve, duke takuar bujqit dhe duke vlerësuar angazhimin e tyre të palodhshëm gjatë gjithë sezonit.
Rezultatet e deritanishme janë inkurajuese dhe dëshmojnë se përkushtimi i fermerëve tanë po shpërblehet me prodhim të bollshëm, i cili kontribuon në rritjen e sigurisë ushqimore dhe mirëqenies së familjeve tona.
Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar për të mbështetur sektorin e bujqësisë dhe fermerët, të cilët me punën e tyre janë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të komunës.