Kryetari Kastrati priti në takim  ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar nga bashkëpunëtorvt e tij kanë pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sh.T. Sabri Tunç Angili.

Sipas postimit të kryetarit Kastratit në profilin e tij në Facebook, është zhvilluar një bisedë e frytshme për zhvillimet në Komunën e Malishevës, prioritetet dhe nevojat e saj, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Gjithashtu është diskutuar për forcimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët, si kultura, arsimi, shëndetësia dhe sektorë të tjerë me rëndësi për qytetarët e kësaj komune. Me këtë rast, ambasadori Angili rikonfirmoi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj Malishevës, për çka e është falënderuar nga ana e kryetarit Kastrati, me shpresë se bashkëpunimi me Republikën e Turqisë do të vazhdojë të thellohet edhe më tej.

Kontrolloni gjithashtu

Filluan punimet për asfaltimin e rrugës në aksin Rahovec – Drenoc – Senoc – Pastasel – Polluzhë – Sarosh

Kanë filluar punimet për asfaltimin e 15 kilometrave rrugë në segmentin rrugor Rahovec – Drenoc …