Mbahen Forumet me komunat lidhur me zhvillimin e procesit buxhetor për periudhën 2027-2029

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka marrë pjesë në “Forumet me autoritetet komunale lidhur me zhvillimin e procesit buxhetor komunal për periudhën 2027-2029”.

Këto takime u organizuan nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) me përkrahje nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, dhe u mbajtën për tri ditë rresht.

Në këto forume u raportua se të gjitha komunat kanë aprovuar kornizën afatmesme buxhetore sipas afateve ligjore të parapara.

Po ashtu, u diskutua në detaje për zhvillimin e procesit buxhetor komunal, me theks të veçantë në strukturën e shpenzimeve për vitet 2027-2029.

Në takime morën pjesë Drejtorët për Buxhet dhe Financa si dhe Zyrtarët Kryesorë Financiarë të Komunave.

Këto forume ishin vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë të AKK-së me Departamentin e Buxhetit të Kosovës në MFPT dhe me OSBE-në.

Gjatë punimeve, AKK ngriti me shqetësim çështjen e pasojave të rënda në buxhetet komunale që po shkaktohen nga lëndët përmbarimore dhe obligimet nga kontratat kolektive, duke kërkuar zgjidhje të shpejta për të mbrojtur stabilitetin financiar të komunave.

Kontrolloni gjithashtu

Hiqet një tjetër deponi ilegale në Kabash, Kryetari Haliti apelon për më shumë vetëdije qytetare

Komuna e Vitisë ka vazhduar aksionet për largimin e deponive ilegale të mbeturinave, ku kësaj …