Përfundon projekti i penetrimit të Veternikut, krijohet lidhje e re rrugore

Është përfunduar projekti i penetrimit të Veternikut, një investim i cili synon përmirësimin e qarkullimit rrugor në kryeqytet dhe lehtësimin e ngarkesës së trafikut.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se përmes këtij projekti është krijuar një lidhje e re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir.Sipas kryetarit Rama, kjo ndërhyrje infrastrukturore pritet të ndikojë në shpërndarjen më të mirë të qarkullimit të automjeteve, duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga drejtimet e Gjilanit, Ferizajt dhe autostradës.“Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar. Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës”, ka deklaruar Rama.Projekti është pjesë e investimeve të Komunës së Prishtinës në infrastrukturën rrugore, me qëllim përmirësimin e mobilitetit urban dhe krijimin e alternativave të reja të qarkullimit.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe të çmimeve

Inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 6 për qind gjatë muajit qershor 2026, ndërsa …