Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, trajnohen për drejtimin e operacioneve ushtarake

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses në Kursin e Lartë të Oficerit dhe në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Sipas njoftimit të FSK-së, këto programe të avancuara të edukimit ushtarak kanë për qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale për planifikimin, organizimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake në mjedise komplekse të sigurisë.

FSK-ja ka bërë me dije se këto programe përgatisin oficerët për të marrë vendime të bazuara në vlerësime profesionale, si dhe për të ofruar këshillim ushtarak në proceset e planifikimit dhe përdorimit të forcës.

“Përfundimi me sukses i këtyre kurseve përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin profesional të oficerëve të FSK-së, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve udhëheqëse dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, dëshmon bashkëpunimin e ngushtë dhe të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve ushtarake të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e edukimit dhe aftësimit ushtarak”, ka njoftuar FSK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti: Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin duhet konsensus i të gjitha partive

Kurti: Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin duhet konsensus i të gjitha partive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar konstruktiv takimin me kryetarin e PDK-së, …