“Nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian të banalizohet dhe që njerëzit ta ndjejnë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme, sepse është tërësisht e pavërtetë”, ka deklaruar Rama.
Sipas tij, afrimi me BE-në do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e shqiptarëve, veçanërisht për brezin e ri.
“Ky është një proces historik për një arsye, por është gjithashtu një proces historik për ekonominë e kujtdo. Është ekonomia e atyre që sot janë të rinj dhe të reja që do të përfitojë më shumë nga ky proces”, ka thënë kryeministri Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur edhe për disa programe të reja qeveritare, përfshirë mbështetjen për bizneset përmes garancisë sovrane, e cila, sipas tij, do t’i ndihmojë kompanitë të rrisin kapacitetet dhe të kenë qasje më të madhe në financim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
