Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar se të premtën është takuar me Drejtorin e Rrjetit në KEDS, Turan Kocabayraktar.
Kryetari Latifi ka thënë se ka zhvilluar një takim konstruktiv me interes për komunën që ai drejton ndërsa si premtim i parë që pritet të realizohet gjatë korrikut është Trafoja në Rrugën Vëllezërit Frashëri që pritet shpejti do të jetë funksionale.
Me z.Turan Kocabayraktar, Drejtor i rrjetit në KEDS, tha më tej Latifi diskutuam për furnizimin me energji elektrike, investimet dhe planet e ardhshme për komunën tonë. U dakorduam të vazhdojmë koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë për realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.