Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Rama: S’lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet, integrimi prek jetën e çdo shqiptari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të shihet si një çështje e largët politike, por si një proces që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe ekonominë e vendit.

Gjatë fjalës së tij në eventin “Rilindja 2.0”, Rama është shprehur se përfitimet nga integrimi evropian duhet të bëhen të prekshme për qytetarët dhe bizneset.

“Nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian të banalizohet dhe që njerëzit ta ndjejnë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme, sepse është tërësisht e pavërtetë”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, afrimi me BE-në do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e shqiptarëve, veçanërisht për brezin e ri.

“Ky është një proces historik për një arsye, por është gjithashtu një proces historik për ekonominë e kujtdo. Është ekonomia e atyre që sot janë të rinj dhe të reja që do të përfitojë më shumë nga ky proces”, ka thënë kryeministri Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur edhe për disa programe të reja qeveritare, përfshirë mbështetjen për bizneset përmes garancisë sovrane, e cila, sipas tij, do t’i ndihmojë kompanitë të rrisin kapacitetet dhe të kenë qasje më të madhe në financim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Përfundon projekti i penetrimit të Veternikut, krijohet lidhje e re rrugore

Është përfunduar projekti i penetrimit të Veternikut, një investim i cili synon përmirësimin e qarkullimit …