Time Kadrijaj

Kadrijaj: Kurti të mos merret me Aleancën, nëse i plotëson kërkesat ia bëjmë kuorumin

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka folur për deklarimet e sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth vendimit të AAK-së për të mos i shkuar në takim.

Kadriaj ka thënë se Kurti s’ka nevojë të merret me AAK-në, duke theksuar se nëse deklarohet se i plotëson gjashtë kushtet e AAK-së, atëherë partia që drejton Gjini do t’ia bëjë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.

“S’ka nevojë të merret me AAK-në. Pse s’po flet për kërkesat e Aleancës,  me thanë që AAK ka qenë transparente prej fillimit dhe se i realizon ato kërkesa për t’i marrë votat tona. A po don me bo zgjidhje, s’ka nevojë me u marrë pse Aleanca s’ka shku në takim. Ne i kemi bërë kërkesat, s’ka pasur reflektim nga z. Kurti që i realizon ato”, ka deklaruar Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

ATK: Të hyrat tatimore u rritën 14 për qind në gjashtëmujorin e parë

Të hyrat tatimore në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 janë rritur për 14 përqind …