Sami Lushtaku: “Vazhdoj t’i qëndroj prapa deklaratës sime se, nëse PDK bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, jap dorëheqje

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, ka reaguar pas takimit të zhvilluar sot ndërmjet kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për konsultimet rreth krijimit të institucioneve të reja.
Përmes një reagimi publik, Lushtaku e ka falënderuar Hamzën për, siç është shprehur ai, “qëndrimin dinjitoz” në takimin me Kurtin, transmeton lajmi.net.
Ai ka ritheksuar gjithashtu qëndrimin e tij të mëhershëm se nuk do të mbështeste një koalicion mes PDK-së dhe Vetëvendosjes.“Vazhdoj t’i qëndroj prapa deklaratës sime se, nëse PDK bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, jap dorëheqje”, ka deklaruar kryetari i Skenderajt z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …