Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Hap i mirë që po bisedojmë para vendimeve të njëanshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar pozitiv takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se palët kanë diskutuar për stabilitetin institucional dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Pas takimit, Abdixhiku bëri të ditur se është arritur pajtim që bisedimet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa theksoi se diskutimet janë përqendruar te parimet dhe jo te emrat konkretë.

Ai tha se ende nuk ka konsensus për parimet, por vlerësoi se është e rëndësishme që dialogu ka nisur para marrjes së vendimeve të njëanshme.

“Është hap i mirë që po flasim para se të merren hapa të njëanshëm. Kjo jep shpresë”, deklaroi Abdixhiku, duke kujtuar se afati për konstituimin e Kuvendit është 30 ditë, ndërsa presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Gjini takon ambasadorin austriak: Aleanca e gatshme të kontribuojë në zhbllokimin e ngërçit institucional

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka njoftuar se ka zhvilluar …