Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar ndaj rastit të shpërfqur sot mbi kushtet ku trajtohen fëmijët në Klinike e Pediatrisë. Ai ka shkruar se përderisa mililona euro shpenzohen për fushata zgjedhore e vota, nuk sigurohen kushte për trajimin meritor të fëmijëve në spitale. “Miliona euro shpërndahen lart e poshtë në prag të zgjedhjeve për të blerë vota, ndërsa nuk sigurohen as kushtet minimale për trajtimin shëndetësor të fëmijëve – një nevojë që askush nuk e zgjedh, por që mund t’i prekë të gjithë. Nuk ka dështim më të madh për një shoqëri sesa paaftësia për t’u kujdesur për shëndetin e fëmijëve të saj” Çdo prioritet tjetër humbet kuptimin kur fëmijët mbeten pa kujdesin bazë që u takon” ka shkruar Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
