KOMF: Mbahet punëtoria mbi raportimin e mediave për fëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka ngritur shqetësime për sfidat me të cilat përballen fëmijët

Pas rastit në Klinikën e Pediatrisë, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka ngritur shqetësime për sfidat me të cilat përballen fëmijët në qasjen dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Në reagimin e këtij koalicioni thuhet se “E drejta e fëmijës për kujdes shëndetësor është e garantuar me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës. Neni 42 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës garanton kujdes shëndetësor falas për fëmijët, duke u mundësuar atyre qasje në shërbime të trajtimit dhe rehabilitimit sipas standardeve të larta. Për garantimin e kësaj të drejte është përgjegjëse Ministria e Shëndetësisë. Është e domosdoshme që institucionet shëndetësore të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e kushteve, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe garantimin e shërbimeve cilësore me në qendër fëmijën” thuhet në mes tjerash në reagimin e Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj përkujton heronjtë Rexhë dhe Arton Qorraj

Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar heronjtë Rexhë dhe Arton Qorraj. Haradinaj …