Albert Krasniqi: Miliona euro shpërdahen për vota por nuk sigurohen kushte për trajtim shëndetësor të fëmijëve

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar ndaj rastit të shpërfqur sot mbi kushtet ku trajtohen fëmijët në Klinike e Pediatrisë. Ai ka shkruar se përderisa mililona euro shpenzohen për fushata zgjedhore e vota, nuk sigurohen kushte për trajimin meritor të fëmijëve në spitale. “Miliona euro shpërndahen lart e poshtë në prag të zgjedhjeve për të blerë vota, ndërsa nuk sigurohen as kushtet minimale për trajtimin shëndetësor të fëmijëve – një nevojë që askush nuk e zgjedh, por që mund t’i prekë të gjithë. Nuk ka dështim më të madh për një shoqëri sesa paaftësia për t’u kujdesur për shëndetin e fëmijëve të saj” Çdo prioritet tjetër humbet kuptimin kur fëmijët mbeten pa kujdesin bazë që u takon” ka shkruar Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Qeveria “Kurti 4”, ende nuk ka paraqitur programin e saj qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e  Kosovës, Besnik Tahiri, ka shkruar se …