“Në Francë i kemi tre momente kryesore. Më 13 korrik është tradita e ballos së zjarrfikësve. Më 14 korrik mbahet parada ushtarake, ndërsa në mbrëmje organizohen fishekzjarre në të gjithë Francën”, tha Guerot.
Duke folur për marrëdhëniet me Kosovën, ambasadori theksoi se Franca ka qenë mbështetëse e saj që nga fillimi. “Franca është përkrah Kosovës prej fillimit. Franca është një aleat, një mik i besueshëm, solidar në qëndrueshmëri, në vazhdimësi. E kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës, krijimin e shtetit të Kosovës”, deklaroi ai. Sipas Guerot, fokusi aktual i bashkëpunimit është mbështetja për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke veçuar organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë. Ai shtoi se Franca synon ta intensifikojë bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, veçanërisht në kulturë dhe ekonomi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
