Analistja politike, Donika Emini ka gjykuar se aktualisht, Kosova është shteti me më së pakti peshë në agjendën politike të Bashkimit Evropian. Ajo ka thënë se Kosova në vitet e fundit është fokusuar në menaxhim të krizave të brendshme politike, duke e bërë kështu të vështirë për partnerët që të shohin Kosovën si një vend që po krijon një momentum pozitiv. “Në shumë raste, Kosova ka avancuar në raport me BE-në në periudha kur dialogu ka prodhuar një momentum politik. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është një shembull i kësaj dinamike, pasi erdhi në një moment kur proceset politike në rajon krijuan hapësirë për avancim. Sot, për shkak të mungesës së progresit në dialog dhe mungesës së një zhvillimi të ri politik në këtë proces, edhe Kosova ka humbur një pjesë të rëndësisë në agjendën e BE-së” është cituar të ketë deklruar analistja politike, Donika Emini.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
