Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos ka shkruar se është e tmerruar nga deklarata e ministres në Qeverinë e Serbisë e cila tha se Kosova duhej të ishte spastruar etnikisht. “Për deklarata të tilla mund të ketë vetëm tolerancë zero. Në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton, promovon ose madhëron spastrimin etnik dhe personalisht jam vërtet e tmerruar që në këtë situatë duhet të thuhet diçka e tillë. Këto deklarata janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit – për të cilin ka shumë nevojë – përgjegjësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe pa të cilat procesi i anëtarësimit nuk mund të ecë përpara. Ato janë gjithashtu në kundërshtim me detyrimet e Serbisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën” ka shkruar mes tjerash, komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
