Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serb në Qeverinë e Serbisë. Ajo ka shkruar se ministrja, Snezhana Paunoviq nuk po shpreh thjesht një mendim personal, por po përpiqet të legjitimojë një politikë kriminale. “Kjo deklaratë është fyerje për mijëra viktima të luftës, për familjet që ende kërkojnë më të dashurit e tyre dhe për të gjithë ata që kanë përjetuar krimet e regjimit të Millosheviqit. Ajo vetëm sa konfirmon se në Serbi ende ka zyrtarë që jo vetëm nuk distancohen nga e kaluara kriminale, por vazhdojnë ta glorifikojnë atë. Në çdo demokraci funksionale, një deklaratë e tillë do të sillte shkarkim të menjëhershëm dhe dënim institucional. Serbia, fatkeqësisht, mbetet larg këtij standardi” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
