Banorët e larguar nga banesat në lagjen Dardania

Banorët e dëbuar nga policia, në Dardani, u kthyen sërish në banesat e tyre

Banorët, të cilët i ka  dëbuar Policia e Kosovës dje nga banesat e tyre,  në Dardani, shumica prej tyre u kthyen mbrëmë sërish në ato banesa, ku kanë jetuar qysh prej vitit 1999. Banorët e ndërtesave në Dardani, që Gjykata i cilëson si të uzurpuara, për lirimin e të cilave dje ka pasur edhe një aksion policor, shumica prej tyre kanë arritur që në mbrëmje të kthehen në banesat e tyre dhe ta kalojnë natën aty. Edhe pse  orenditë shtëpiake u janë nxjerrë nga banesat, familjarët e të gjitha gjashtë banesave që ishin konsideruar se janë liruar, gjumin e natës midis të hënës dhe të martës e kanë bërë në po këto banesa e disa syresh edhe nëpër tenda.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …