Sot në Gjykatën Speciale, ka vazhduar gjykimi në rastin e pretenduar penal kundër kreut të UÇK-së me dëshmitë e Rrustem Mustafës

Rrustem Mustafa: Në Beograd premtohet spastrimi i Kosovës, në Prishtinë shpifet kundër UÇK-së në Hagë

Deputeti i zgjedhur nga radhët e PDK’së, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën Komandant ‘Remi’, ka reaguar pas deklaratave fashiste të ministres serbe, Snezhana Paunoviq. Mustafa ka thënë se derisa ministrat në Beograd premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët “vrapojnë në Hagë me dëshmi e shpifje kundër UÇK-së”.

“Liria është e përbashkët, por turpi mbetet individual. Ndërsa në Beograd ministrat premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët tanë vrapojnë në Hagë me dëshmi e shpifje kundër UÇK-së. Brezi i lirisë i fali ata që dikur hezituan, por historia nuk do t’i falë ata që sot shpifin kundër çlirimtarëve për të mbajtur karriget e veta”, ka deklaruar “Remi”. Ministrja serbe ka deklaruar se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta përfundonte spastrimin etnik në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria zgjeron diplomacinë digjitale: Shërbimet konsullore drejt një pranie virtuale pa kufij

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë po përgatitet të zgjerojë shërbimet konsullore …