DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASH: Dialogu Strategjik SHBA–Serbi hap një epokë të re, fokusi edhe te Kosova dhe stabiliteti rajonal

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se Dialogu Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë shënon një fazë të re në marrëdhëniet dypalëshe, duke e cilësuar atë si dëshmi të përkushtimit për zgjerimin dhe thellimin e partneritetit mes dy vendeve. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH theksoi se përmes këtij dialogu, SHBA-ja dhe Serbia synojnë të avancojnë objektivat e përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, forcimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë. Raundi i parë i Dialogut Strategjik pritet të mbahet më 17 korrik. Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, e cilësoi këtë zhvillim si “një moment historik diplomatik dhe politik”, duke thënë se ai do ta forcojë pozitën ndërkombëtare të Serbisë dhe do ta vendosë atë në mesin e vendeve me nivelin më të lartë të bashkëpunimit institucional me SHBA-në. Sipas Gjuriqit, dialogu është me rëndësi të veçantë edhe për çështjet që Serbia i konsideron prioritare, përfshirë Kosovën, Republikën Sërpska dhe stabilitetin e brendshëm të vendit.Dialogu Strategjik përfshin bashkëpunimin në ekonomi, energji, siguri, teknologji dhe politikë të jashtme. Uashingtoni vazhdon ta konsiderojë frenimin e ndikimit rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor si një nga objektivat kryesore të politikës së tij rajonale, ndërsa mbështet edhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohjen e ndërsjellë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu kritikon Qeverinë: Për gjashtë vjet po përsëriten të njëjtat projekte, pa asnjë investim të ri

Analisti politik Dardan Sejdiu ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se …