Ismet Kryeziu: Kosova po mbahet peng nga mungesa e marrëveshjeve politike

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar mosfunksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si të papërgjegjshëm arsyetimin se partive politike duhet t’u lihet më shumë kohë për negociata. Sipas tij, partitë kanë pasur mjaftueshëm kohë për të negociuar dhe bisedimet mund të vazhdojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit, ndërsa nuk mund të pengohet përmbushja e obligimeve kushtetuese me arsyetimin e mungesës së marrëveshjeve politike. Kryeziu ka theksuar se Kosova prej afro dy vitesh po funksionon me institucione në detyrë dhe me zgjidhje të përkohshme, duke pyetur se sa kohë tjetër u nevojitet partive për të arritur një marrëveshje minimale. Ai ka kritikuar edhe partitë opozitare, duke thënë se deri tani nuk kanë bërë kërkesa publike apo hapa konkretë për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit. Sipas Kryeziut, kjo situatë po krijon perceptimin se klasa aktuale politike nuk ka kapacitetin dhe përgjegjësinë e nevojshme për të ndërtuar dhe funksionalizuar institucione demokratike. “Zhvillimi demokratik nuk matet vetëm me organizimin e zgjedhjeve, por edhe me aftësinë për ta shndërruar vullnetin e qytetarëve në institucione funksionale, efektive dhe llogaridhënëse”, ka shkruar Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

KGJK mirëpret opinionet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi

KGJK dhe EULEX konfirmojnë vazhdimin e bashkëpunimit për forcimin e sundimit të ligjit

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, ka pritur në takim ushtruesen e detyrës …