Oda Ekonomike e Britanisë, në Kosovë, beson se udhëheqësit politikë mund dhe duhet të ndihmohen nga Shoqëria Civile

Britania dënon deklaratat e Paunoviqit: “Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme”

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq lidhur me “spastrimin etnik” të Kosovës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të neveritshme. Zyra e Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Britanisë ka thënë se referencat për spastrimin etnik të Kosovës nuk kanë vend në shoqërinë moderne. “Deklarata të tilla rihapin përçarjet e vjetra dhe nxisin tensione në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, stabile dhe shumë etnike”, thuhet në reagimin britanik. Londra u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë që ta refuzojnë qartë dhe pa mëdyshje një gjuhë të tillë. Britania gjithashtu ka marrë parasysh distancimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq nga deklaratat e ministres Paunoviq, e cila kishte thënë se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë, do të kishte vepruar ndryshe ndaj shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

KGJK mirëpret opinionet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi

KGJK dhe EULEX konfirmojnë vazhdimin e bashkëpunimit për forcimin e sundimit të ligjit

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, ka pritur në takim ushtruesen e detyrës …