Haga refuzon kërkesat për lirim të përkohshëm, edhe Jakup Krasniqi mbetet në paraburgim

Trupi Gjykues II i Gjykatës Speciale në Hagë ka vendosur vazhdimin e paraburgimit dhe Jakup Krasniqin, duke refuzuar kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, vendimi është marrë më 15 korrik 2026, pasi trupi gjykues ka vlerësuar se ende ekzistojnë rreziqe që të akuzuarit mund të pengojnë zhvillimin e procedurës gjyqësore ose të kryejnë vepra të tjera penale. “Në vendimet e fundit lidhur me rishikimin e paraburgimit, Trupi Gjykues II urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit dhe rrëzoi kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale. Vendimi vjen ndërsa procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është në fazën përfundimtare, me pritjen e vendimit të shkallës së parë.

Kontrolloni gjithashtu

KGJK mirëpret opinionet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi

KGJK dhe EULEX konfirmojnë vazhdimin e bashkëpunimit për forcimin e sundimit të ligjit

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, ka pritur në takim ushtruesen e detyrës …