Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit evropian dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Irlandës. Hamza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, duke vlerësuar gjithashtu prioritetet e saj si kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian. Ai e cilësoi Irlandën si një shembull frymëzues të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve. Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën politike pas zgjedhjeve dhe nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Hamza theksoi se PDK mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe kërkoi që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat. Ai ritheksoi se orientimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
