Pacolli: Deklaratat e Ivica Daçiqit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës janë gënjeshtra

Behxhet Pacolli në Washington, takon kryeministrin e Irakut dhe lobon për njohjen e Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Washington ka zhvilluar një takim me kryeministrin e ri të Republikës së Irakut, Dr. Ali al-Zaidi, vend që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pacolli njoftoi se gjatë bisedës e ka informuar kryeministrin irakian për zhvillimet politike dhe institucionale në Kosovë, me theks të veçantë te përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare. Ai bëri të ditur se në Washington ka marrë pjesë edhe në disa pritje me personalitete të njohura amerikane dhe ndërkombëtare, ku Kosova ka qenë një nga temat kryesore të diskutimit. Sipas Pacollit, në mesin e të pranishmëve kanë qenë kongresmeni amerikan Abe Hamadeh, gjenerali Wesley Clark, këshilltari i Presidentit të Egjiptit, Dr. Omar, si dhe figura të tjera me ndikim. Pacolli mori pjesë edhe në një pritje të organizuar nga këshilltari i Presidentit Donald Trump, Paolo Zampolli, ku u takua me personalitete të ndryshme, përfshirë edhe futbollistin e Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rüdiger. Pacolli theksoi se takime të tilla shërbejnë për forcimin e miqësive, ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe promovimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

FSK merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight” për bashkëpunimin në aviacionin ushtarak

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, …