Hooker pas takimit me Hoxhën: SHBA dhe Shqipëria të përkushtuara për forcimin e partneritetit strategjik

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë pas takimit me ministrin shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në Uashington. Përmes një postimi në platformën X, Hooker bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në funksion të sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët. “Ishte kënaqësi të takohesha me ministrin e Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha. Diskutuam për marrëdhëniet e forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe për mënyrat se si mund ta forcojmë edhe më tej sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët”, shkroi Hooker. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së ministrit Hoxha në Uashington, ku ai mori pjesë në ministerialin për luftën kundër rikthimit të terrorizmit politik, të organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Kontrolloni gjithashtu

Harry Bajraktari i kërkon Marco Rubios rishqyrtimin e mbështetjes amerikane për Gjykatën Speciale

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka bërë të ditur se …