RTK-ja

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të shkarkohet Bordi i Radio Televizionit të Kosovës

Deputetja Shqipe Pantina në një konferencë për media të mbajtur ka deklaruar  se RTK –ja është bërë shembull i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të taksave te qytetarëve. “Përkundër faktit që RTK merr nga buxheti 10 milionë euro ne vit asnjëherë nuk ka raportuar se ku i shpenzon këto para. Ky institucion është i zhytur në borxhe dhe ai është 7 milionë euro”, tha Pantina. Sipas saj teksa borxhi rritet RTK ka vazhduar me mbipunësime dhe numri i atyre që marrin paga është 950 euro. Pantina tha se RTK-ja  vazhdon të blejë emisione nga produksione private dhe se ky televizion është shndërruar në instrument të  grupeve dhe klaneve mafioze.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …