Deputeti i Nismës, Enver Hoti reagon ndaj deklaratave të Konjufcës, ku përmendet edhe Fatmir Limaj

Enver Hoti: Pse qytetarët e Rugovës dhe të Kosovës, nuk duhet t’ iu besojnë njerëzve si Ramiz Kelmendi

Lidhur me gatishmërinë apo pretendimet për të marrë postin e zëvendës-kryeministrit në Qeverinë e Kosovës nga biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka reaguar Nisma për Kosovën, e cila konsideron se “Kjo është edhe një përpjekje e  një mendësie të tregtarit që është futur në politikë, jo për t’i ndihmuar vendit dhe qytetarëve por për të tregtuar, përfituar dhe kapitalizuar interesat e tij. Ramiz Kelmendi e ka kapur momentin adekuat për të realizuar synimet e tij për përfitime të mbrapshta ashtu siç i ka deri më tani ato përfitime krejt të mjegullta e të dyshimta, e këtë po e arrin duke ndërruar pozitën e deputetit me atë të zëvendës-kryeministrit. Fatkeqësisht këtij mashtruesi politik, këtë ia ka mundësuar në fillim PDK-ja duke e futur në listën e saj në zgjedhjet nacionale të vitit 2014, dhe tani këtë tregtim po ia realizojnë bashkarishtë koalicioni famëkeq, PDK – LDK – Lista Serbe. Besoj se tani qytetarët e Rugovës dhe gjithë Kosovës e kanë të qartë se Ramiz Kelmendi pozitën e deputetit po e dorëzon, jo për interesa të vendit por për t’i ikur përgjegjësisë dhe fjalës së dhënë se nuk do ta votojë demarkacionin si të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Autoritetet më të larta të vendit kanë kujtuar masakrën e Mejës

Autoritetet më të larta të vendit kanë kujtuar masakrën e Mejës, ku forcat shqiptar vrasëse …